Monday, January 11, 2016

BERAT BUZHALA, NJË BARTËS I FILOZOFI-KULTURËS TITISTE TË VETËNGUSHËLLIMIT NGA TURPI


Labinot Gjini 

Berat Buzhala, i biri i një argati klasik të Serbisë që desh e vrau UCK-ja, i paska ardhur në mbrojtje Baki Kelanit me një status në facebook (pa i njehur ato të pornogazetës së tij, Ekspres). Ose më mirë të themi ai e paska ngushëlluar atë dhe e paska sugjeruar se si ta përballoj turpin publik të tij nga ana psikologjike. Berati, si njeri me përvoj të gjatë personale dhe familjare në çështjet e pësimit të turpërimit publik, ai i kishte sugjeruar-inkurajuar Baki Kelanit që ta injoroj popullin e tij dhe të vazhdoj misionin për të cilin paguhet. Shiko rrogën tënde dhe atë që të jep rrogën, i kishte thënë ai Bakisë, dhe lere se çfarë thotë populli. Ndoshta jo në mënyrë eksplicite, por së paku në mënyrë implicite (nënkuptueshëme), gjithëkush mund ta ndjente atë sensin e njeriut i cili gjithëmon ka ditur t'ja dal duke u përdredhur e lakuar nga pësimi i poshtërsimit të rregullt publik që i ka bërë gjithënjë populli shqiptar atij. Të dukej sikur i thoshte Bakisë : shiko, im Atë dhe unë gjithëmon i kemi bërë argatin Serbisë. Populli shqiptar gjithëmon na ka poshtërsuar për këtë, por ne gjithëmon jemi pasuruar sepse gjithëmon i kemi qëndruar besnik atij që na paguan dhe jo atyre që na gjykojn. Fytyra nuk ish gjë, paraja po, Oh Baki ! Veç vazhdo ti bëjë atë që të thonë dhe për të cilën paguhesh ! 

Duhet pranuar se kjo filozofi e përkthyer në psikologji e Berat Buzhalës është interesante sepse ajo gjithëmon të çon, jo në autokritikë apo rivënje në pyetje të vetëvetës, por në një vetëngushëllim të ripërsëritur pas çdo turpi që ta mundëson të turpërohesh pafundësisht pa e vuajtur shumë zemërsisht dhe moralisht gjatë atë. 

Në realitet, do të detyrohemi t'ja heqim meritën Beratit për këtë sepse, kjo filozofi-kulturë e ripërkthyer edhe në psikologji, nuk është asesi një zbulim i tij. E vërteta është se ai është thjesht njëri prej trashigimtarëve të kësaj filozofie e cila e ka zanafillën tek Tito, babai shpirtëror i paleotitistëve dhe neotitistëve. Tito është ai i cili e ka zbuluar dhe teorizuar këtë filozofi të cilën e kanë trashiguar dhe shëndërruar në kulturë të të sjellurit dhe të menduarit si më mirë mbeturinat e tij të mbetura nëpër Kosovë. Kur e kuptojm këtë filozofi-kulturë titste, të përkthyer edhe në psikologji të individit "jugo-kosovar", atëherë e kuptojm se pse Isa Mustafa, Edita Tahiri, Petrit Selimi, Halil Matoshi etj... janë njerëz kaq të pamoralshëm dhe të pafytyrë. Sepse, ata e praktikojn me rregull këtë teknikë psikologjike të vetëngushëllim në përditshmëri dhe është pikërisht kjo teknikë që ja u mundëson në pafundësi të vazhdojn ripërsëritjen e amoralitetit të tyre. Brenda këtij procesi apo kësaj dinamike filozofike e kulturore titiste që rrjedh nga Tito e Jugosllavia e deri tek simboli i tij Isa Mustafa sot, duhet të kërkojm edhe momentet e kaplimi të Hashim Thaçit dhe të disa ish-LPK-istave nga kjo filozofi-kulturë dhe psikologji titiste vetëngushëlluese nga turpi. Ky kaplim ndjehet aq fuqishëm tek çdo sjellje dhe çdo mendim i shprehur i Hashimit dhe i një pjese minore të atyre që dikur e luftonin pikërisht atë duke u thirrur në vlerat të kundërta të perendimit si ajo e autokritikës, përgjegjësisë, integritetit moral njerëzor dhe shoqëror të cilat i kishte përqafuar fuqishëm edhe enverizmi si referencë e këtij grupi politik dikur. Me ardhjen në pushtet të PDK-së dhe integrimin e elementëve tititse si kjo e Berat Buzhalës, duhet të ketë pasur ca momente të cilat e shpjegojn këtë hybridizim fillestar i cili mundësoi edhe një shëndërrim të tërësishëm më vonë të një pjese të kësaj strukture. 

Mirëpo, gjerësa strukturat e PDK-së u shëndërruan nga një filozofi-kulturë e autokritikës, përgjegjësisë, integritetit moral e njerëzor nê një filozofi-kulturë titiste, paradoksalisht, masat e gjëra popullore po kaploheshin gjithënjë e më shumë për atë filozofi-kulturën e parë dhe duke krijuar një urrejtje të thellë për atë të dytën. Pra, gjerësa shqiptarët gjithënjë e më shumë po kërkonin një ndërgjegjësim individual dhe përgjegjësi shoqërore, PLDK-ja gjithënjë e më shumë po anonte nga një filozofi-kulturë titiste të amoralitet, vetëngushëllimit dhe papërgjegjësisë shoqërore e politike. Këtu edhe ndodhet dialektika historike e cila ka çuar në një konfrontim të paevitueshëm ndërmjet një populli shqiptar gjithëmon e më të ndërgjgjshëm që kërkon përgjegjësi nga çdo secili dhe një pushteti i cili gjithëmon e më shumë zbulon mungesën e ndërgjegjjës dhe papërgjegjësisë të çdo secilit prej tyre të cilës i bëjnë ball me një teknikë psikologjike të vetëngushëllimit. Sot, të gjithë duhet ta kuptojm se ndryshimi më i madh për shoqërinë shqiptare duhet të kërkohet tek shpërbërja totale e kësaj filozofie-kulture titisto-sllave e cila po mundohet të mbijetoj ndër ne përmes mbajtjës së pushtetit me dhunë. Lufta më e madhe e kombit tonë ndodhet pikërisht këtu e cila përmblidhet në aftin e shkurtër në rrëzimin e këtij pushteti të bartës të kësaj filozofi-kulture titisto-sllave dhe në ngritjen e një pushteti të përbërë nga ata të cilët janë bartës të një filozofi-kulture shqiptaro-perendimore ku ndërgjegjja individuale e rrahur rregullisht nga autokritika dhe përgjegjësia shoqërore e politike janë shkronjat e para të alfabetit të kulturës sonë. Pra, shqiptarët me ndërgjegjje, të cilët rregullisht janë njohur në vlerat e larta dhe të lashta shqiptare nga të cilat janë gjeneruar edhe vlerat e mëpastajshëme evropiane e perendimore, duhet të kuptojn se vetem një filozofi-kulturë shqiptare e cila vë në rangun më të lartë autokritikën si formë të rregullt brenda ndërgjegjjës së individit nga e cila çdo secili qytetar mësohet të jetë dhe të mbaj përgjegjësinë përball shoqërisë dhe kombit për çdo fjalë dhe veprim të tij, është forma e vetme për të arritur synimet e tona përparimtare e qytetëruese si komb. Këto rrënjë titiste duhet ti shkulim kudo ku kanë mbetur dhe këto rrënjët tona shqiptare e perendimore duhet ti mbjellim kudo ku ka mbetur vend i pambjellur.